Kinemaja dhe turizmi: Një mundësi e re për zhvillim ekonomik
Print

Njoftim per mediat
ARTKONTAKT në kuadër të TIFF, FESTIVALIT NDERKOMBETAR I FILMIT, organizon:
Kinemaja dhe turizmi: Një mundësi e re për zhvillim ekonomik
E Premte 4 Dhjetor 2009, ora 11:00,
Në Minstrinë e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve
Një mundësi për çdo zonë, rajon, qytet për të promovuar territorin dhe vendet  me vlerë historic dhe kulturore  nëpërmjet kinemasë. Një sektor i ri ekonomik që e çon turistin të zbulojë vendet e kinemasë. Kjo do të krijojë kushtet për një turizëm të kinematografisë. Kinemaja mund të bëhet kështu një intrument rikualifikimi territorial, duke krijuar një relacion midis kinemasë dhe lokaliteteve ku xhirohet duke prodhuar benefite ekonomike, hapje totale psikologjike nga ana e spektatorit.
“Një  territoror kulturalisht pa personalitet ose i etur të ripërcaktojë identitetin e vet mund të gjej në potencialet e veta komunikative të kinemasë një çelsin për fituar një imazh të ri”
Paneli
Andi Tepelena (ARTKONTAKT)   - Kordinim  
Ferdinand Xhaferri (M.T.K.R.S)  - Përshendetjet
Ilir Butka (TIFF)                         - Film Commission ne Shqiperi
Armand Bora (I.E.S)                  - Produkti kulturor si pjese e rendesishme e ofertes kulturore                                            


Sabina Kodra & Robert  Budina - Trashigimia kulturore ne kinema
Në përfundim debate dhe konkluzione
*Në sallen e konferences do të projektohet nje kolazh me filma artistike shqiptare ku jane shfrytezuar vendet me vlere historike dhe kulturore në Shqiperi.


JU MIREPRESIM!