Error
  • RSF_WARNING_HELPER_MISSING
Opening speech - TIFF 2014 (12'th edition)
PDF Print E-mail

"MAY WE BE AS ORIGINAL, INNOVATIVE, AND CLOSE TO YOU, OUR AUDIENCE, AS POSSIBLE"!!

 

Javier Angulo, the director of one of the oldest film festivals in the world, the Valladolid Festival, has not only launched a substantial amount of cinematic careers but has masterfully combined fantastic screenwriting with fresh new talents to produce wonderful work. It is only fitting, therefore, that I quote his words below:

 

“If the nature of great cinematic masterpieces is cyclical, then so it is with film festivals worldwide.”

 

That is exactly what I would like to do today, to repeat something I’ve written years ago when I returned to work on TIFF, just as I returned to it now following the professional exit of my colleague, Butka, who is lending his talents elsewhere for the time being. And what does all this leave us with? Well, with a lot of time, a lot of change, a lot of years. And yet, one thing will always remain the same and that is this wonderful film festival.

 

To paraphrase our slogan: think differently, see alike. This makes sense in the context of this festival, as our directions may change, but TIFF does not.

 

While we can’t keep track of this festival in terms of days, the years since its inception are not yet overwhelming, even as the number of our supporters and friends inflates substantially.

 

TIFF: In 2003, I witnessed its creation, amid the enthusiasm and love that typically surrounds a birth, even as its longevity was already being questioned.

 

As all living and breathing entities, TIFF has gradually journeyed towards maturity, with all the highs and lows that that entails, and with a desire to emulate the best, but carrying the weight of its legacy and responsibility.

 

Although it has been susceptible to all sorts of viruses, metaphorically speaking, TIFF has managed to weaponize its passion for breathing life into those who wish to think differently, but see alike.

 

It is these very people who, every year, reciprocate this passion by ensuring that TIFF continues the journey it started 12 years ago.

 

TIFF has a mission and its mission is clear: to fan the inextinguishable flame of our collective creative energies, now and always.

 

It gives me great pleasure to see that this edition of TIFF has not lost its league of loyal followers that bring such intensity and enthusiasm to our efforts.

 

The winner of last year’s edition, Simone Salvemini, who also competed in the very first edition of TIFF and is currently in the process of directing his first feature film, is a wonderful example of the impact that a film festival can have in a young artist’s career.

 

Today, TIFF celebrates its 12th anniversary. It may sound like a long time, but compared to its counterparts, such as the 70-year old Cannes or Venice film festivals, we still have a lot of work to do.

 

However, it is worth stating that its longevity or its finances should not determine a film festival’s integrity. Even the aforementioned international festivals are not to be exhibited or ranked hierarchically based on their logos.

 

In its beginnings, TIFF had only a tentative hold on survival, as it attempted to attract a large audience regionally and internationally, a target that has been successfully reached in the past couple of years. This year, TIFF welcomes five thousand four hundred and sixty four candidates from 107 nations. Imagine what this means: that from these 107 places worldwide, amid hundreds of better and better financed offers, they chose our festival as this ultimate destination to receive their cinematic evaluations.

 

We would only be too glad to offer these candidates larger budgets, to finance and enable their work, not just in the context of this festival but also in that of our wonderful city and the colossal development that it has undergone in the past 2 years.

 

However, after more than a decade, it is essential that the value of such an international film festival is not measured merely quantitatively or statistically; we must also take pride in the directorial debuts TIFF has helped launch and the affirmation it has received from so many wonderful artists that have seen and continue to see TIFF’s potential as a forum for innovative ideas and experimental cinema.

 

Today, globalization has unified directors worldwide in the themes they choose to explore through their cinematic efforts, while revolutionizing our modes of artistic expression.

 

This collision of grand themes within brisk, intelligent cinematic pieces is very well represented this year.

 

Henceforth, TIFF 2014 is officially upon us! May we be as original, innovative, and close to you, our audience, as possible!!

 

Sincerely,

Mr. Agron Domi

Director of the Festival

________________________________________________________________________________________________

 

Fjala e hapjes e TIFF 2014

"Një nga festivalistët më të vjetër në botë, drejtori i Valladolid Festival, Javier Angulo, i cili ka lançuar shumë karriera filmike dhe ka kombinuar në mënyrë të shkëlqyer autorët më të mirë me talentet më të freskëta ka thënë:


Nëse regjisorët e mëdhenj përsërisin veten e tyre, kështu bëjnë edhe festivalet e mëdha të filmit.

 

Këtë dua të bëj edhe unë sot, të përsëris diçka që kam shkruar vite më parë pas rikthimit në TIFF, sikundër u ktheva tani në drejtim të tij përsëri pas largimit të kolegut Butka në një detyrë të rëndësishme publike dhe shtetërore, si për të thënë me pak fjalë që vitet ikin, drejtimi i festivalit mund të ndryshojë, por TIFF mbetet po ai, i njëjtë.

 

Nëse do perifrazoja sloganin tonë historik: Mendojmë ndryshe, shohim njësoj do thoja: Drejtojmë ndryshe, por TIFF-i njësoj.

 

Ditët janë bërë të vështira për t’u numëruar, por vitet nuk janë ende shumë...megjithëse miqtë janë shtuar më tepër se vitet.

 

TIFF - E pashë të krijohej në vitin 2003, mes entuziazmit e dashurisë që shoqëron zakonisht një lindje, teksa të gjithë dyshonin në jetëgjatësinë e tij.

 

Si çdo qenie e gjallë ka kaluar në të gjitha fazat e rritjes drejt pjekurisë së tij, me buzëqeshjet e qarjet karakteristike, me dëshirën për të mësuar e për t’i ngjarë më të mirit, me përgjegjësinë e fatit që të vjen vetëm një herë në jetë.

 

I atakuar shpesh nga viruse të çdo lloji e të ardhura nga të gjitha drejtimet, ka sofistikuar të vetmin antikorp të suksesshëm – pasionin e krisur për t’i dhënë frymë çdo krijese tjetër që mendon ndryshe, por që do të shohë njësoj.

 

Janë këto mijëra qenie të tjera që krijohen në çdo kënd të botës, që i japin jetë çdo vit atij e nuk e lënë të pendohet për aventurën e nisur 12 vjet më parë.

 

Gati-gati arrin të kuptojë që janë ato arsyeja e ekzistencës së tij në këtë botë e ai e ka për detyrë tashmë t’i çertifikojë e t’i bëjë të njohur.

 

Ky është TIFF, ky do të jetë misioni i përhershëm i tij, për sa kohë nuk do të arrijnë të shterojnë këtë energji krijuese që na frymëzon të sakrifikojmë gjithçka.

 

Jam i lumtur që konstatoj akoma edhe në këtë edicion artistë në kompeticion, që nuk rreshtin së besuari tek TIFF që nga dita e parë e tij.

 

Rasti i fituesit të vjetshëm të TIFF, Simone Salvemini, i cili ka marrë pjesë e fituar që në TIFF-in e parë e tani po xhiron filmin e tij të parë të gjatë, është shembulli më elokuent se si mund të ndikojë një festival filmi në karrierën artistike.

 

Ne sot mbushim 12 vjet. Duken shumë, po kur mendon rreth 70 vjeçaret si Kana dhe Venecia kemi akoma shumë punë për të bërë.

 

Por në fakt, festivalet më të mëdhenj nuk maten nëse kanë 12 apo 72 vjet aktivitet, nëse kanë 12,000$ apo 72 milion$. ( Në këtë pikë ne jemi jashtëzakonisht të mëdhenj në varfërinë tonë.)

 

Ato festivale nuk janë thjesht panaire logosh të renditura saktë në hierarkinë e tyre olimpike.

 

Në fillim të tij TIFF kishte kompleksin fillestar të një aktiviteti, i cili tentonte të kishte një prurje sa më të madhe sasiore e me një shtrirje sa më të gjerë gjeografike, fakt të cilin e kemi arritur më së miri dhe me rekorde rajonale po e po. Këtë vit klikuan në Tirana International Film Festival 5,464 autorë nga 107 vende të botës. Imagjinoni, nga këto 107 pika të globit, midis morisë së ofertave më të mira financiare për të marrë pjesë, ata zgjedhin me kënaqësi të përvitshme Tiranën, si destinacion të tyre të vlerësimit artistik.

 

Do të donim të kishim buxhete të tilla që t’i ftonim e t’ia u mundësonim ardhjen e tyre në Tiranë, jo vetëm në festival, por edhe për të parë e shijuar qytetin tonë, arritjet e zhvillimet e tij kolosale në këto 25 vjet të fundit.

 

Por, pas 12 vitesh, festivali ndërkombëtar nuk mund të krenohet më me statistikat kuantitative të tij, por me zbulimet interesante të regjisorëve rishtarë si dhe me konfirmimet e qëndrueshme të autorëve që vazhdojnë të shohin tek TIFF një forum idesh të larmishme dhe një test kompetitiv të eksperimenteve të tyre artistike.

 

Globalizimi ka krijuar një unifikim të temave kryesore qe shqetësojnë sot regjisorët, por në të njëjtën kohë ka sofistikuar teknikat e shprehjes dhe gjetjet surprizuese.

 

Ballafaqimi i këtyre kryetemave dhe ndërtimi njëkohësisht i një programi inteligjent dhe hedonistik mendoj se është më i përfaqësuar këtë vit.

 

Duke shpresuar që do të jemi më origjinalë, inovativë e sa më afer jush edhe në këtë edicion të 12-të, e konsideroj të hapur festivalin e i urojmë TIFF 2014 punë të mbarë e suksese"!

 

 

Sinqerisht,

Z. Agron Domi

Drejtor i festivalit

 

 

Festival Events

 

Festival Guests