Julian BEJKO workshop
PDF Print E-mail

THE DIACHRONIC EVOLUTION OF SOCIAL LIFE THROUGH CINEMA
Workshop based on illustrations and analysis of Kinostudio "New Albania" movies

Directed by Ph.D. Julian BEJKO,
Dept. of Sociology, University of Tirana



October 24:
CONCERT IN THE YEAR ’36 (1978) by Saimir Kumbaro

- The concert as aestheticization of the voiceless. To camouflage the bad weeds, they must be root out and marginalized, getting outside the official canvas of permissible. The ugly and the blemish vanish in the internal camp of unpresentable unwell weeds.   


October 25:
THE HISTORIAN AND THE CHAMELEONS (1989) by Saimir Kumbaro

-  The ambiguity of the aestheticization of success. The creation of the façade and objects, of what is around and behind, but which is stumbled by the body, gestures, movement of the actor, is in other terms, a creation of a world.  


October 26:
GENERAL GRAMOPHONE (1978) by Viktor Gjika

-    What happens to the culture and para-modern people, placed in the violent intersection of capitalism and dictatorship? 


October 27:
THE EMPEROR’S BED (1973) by Endri Keko

-    The shepherd’s adventures in Wonderland. The royal courtyard is currently in the hands of the shepherd and must be redone and revised as a central power for a new State, to a new absolutism which is ready to born there and elsewhere.  


October 28:
THE COMMISSAR OF ENLIGHTENMENT (1966) by Dhimitër Anagnosti & Viktor Gjika

-    A common Christ. The year 1966 is not the arrival of devil on earth. It’s the birth of a new religion, of a teacher who broke the walls of his hut, this miserable place to give light and knowledge of a new generation.


October 29:
THE PATRIARCH (1972) by Fehmi Hoshafi & Muharrem Fejzo

-    Nevrosis and suicide. The old patriarch requires a restful substance, his pipe to smoke. After that, he puts his head to the washbasin just to diminish his psychic temperature. The ambulance car is after him to help the poor old man which is getting mad. The city is a neurotic accelerator, the foundation for psychic troubles, normative turbulence, and heterogeneity of social relationships, a circus and a spectacle of socialist progress.


October 30:
WHITE PATHS (1974) by Viktor Gjika

-    Surreal absurdity of work. It’s the simple man, the poor and the miserable, the one who is martyrized. The proclaimed welfare of the worker and peasant is isolated in the loneliness of a nonsense world. The workman communicates with the nature, the storm and snow, a Sisyphus which produces new human conditions.

 

 

 

DIAKRONIA E NDRYSHIMIT SHOQËROR PËRMES KINEMASË
Workshop bazuar në  ilustrime dhe analiza rreth filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re”

Drejtuar nga Dr. Julian Bejko
Departamenti i Sociologjisë, Universiteti i Tiranës




24 Tetor:
KONCERT NË VITIN ‘36 (1978) nga Saimir Kumbaro

- Koncerti si pohim i së pazëshmeve. Për të fshehur bimët e këqija ato duhen shkulur, margjinalizuar, duhet të dalin jashtë tablosë të së lejueshmes zyrtare. E shëmtuara, e njollosura, e mjera zhduket në kampin e internimit të bimëve të sëmura e të paparaqitshme.


25 Tetor:
HISTORIANI DHE KAMELEONËT (1989) nga Saimir Kumbaro

- Ambiguiteti i estetizimit të suksesit. Krijimi i fasadës, i orendive, i asaj që është pas, rreth e rrotull por që pengohet herë pas here prej trupit, gjestit, lëvizjes së aktorit, është mes të tjerash, një mënyrë e krijimit të botës.


26 Tetor:
GJENERAL GRAMAFONI (1978) nga Viktor Gjika

- Gramafoni kapitalist. Çfarë i ndodh kulturës dhe popullit para-modern, feudal, i cili ndodhet në pikëprerjen e dhunshme me logjikat e rendit kapitalist dhe diktaturës?


27 Tetor:
KREVATI I PERANDORIT (1973) nga Endri Keko

- Bariu në botën e çudirave. Oborri mbretëror tashmë është në duart e bariut. Oborr që duhet ri-bërë, duhet tjetërsuar si qendër e fuqisë së një shteti tjetër, e një absolutizmi të ri që po lind aty e gjetiu. 




28 Tetor:
KOMISARI I DRITËS (1966) nga Dhimitër Anagnosti & Viktor Gjika

- Një Krisht i përbashkët. Viti 1966 nuk është zbritja e djallit në tokën shqiptare. Është lindja e një feje të re, e mësuesit që hedh poshtë muret e kasolles, vendin e mjerimit, për t’i dhënë dritën e dijes dishepujve të brezit të ri.


29 Tetor:
KAPEDANI (1972) nga Fehmi Hoshafi & Muharrem Fejzo

- Neurozë dhe vetëvrasje. Patriarku i moshuar kërkon një qetësues, llullën dhe tymin e duhanit. Vendos kokën në lavaman për të ulur temperaturën psikike. Ambulanca i vjen në ndihmë shëndetit të tij psiqik dhe fizik të rënduar.Qyteti është akselerator neurotik, shkak i çrregullimeve psikologjike, turbulencë normative, heterogjenizim i marrëdhënieve shoqërore, cirk dhe spektakël i progresit socialist.


30 Tetor:
RRUGË TË BARDHA (1974) nga Viktor Gjika

- Absurditeti surreal i punës. Është njeriu i thjeshtë, i varfër, nevojtar, ai që martirizohet. Mirëqenia e proklamuar e punëtorit dhe fshatarit mbyllet në vetminë e një bote të pakuptimtë. Atij i mbetet komunikimi me natyrën, stuhinë, dëborën, një Sizif që prodhon kushte të reja njerëzore.



 

Festival Events

 

Festival Guests