ZËRI I TRUPIT
PDF Print E-mail

Italia merr pjesë në edicionin e '11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë me regjizorin Luca Vullo dhe filmin e tij të fundit ZËRI I TRUPIT (2011): Një mbret i huaj i panjohur nga një e kaluar e panjohur dëshiron të verifikojë vetë atë që ka dëgjuar për aftësinë e sicilianëve për të komunikuar përmes gjesteve dhe lëvizjeve të trupit. Duke marrë shkak nga një legjendë e marrë nga shkrimet eGiuseppe Pitrè, Zëri i trupit është një dokument dramë zbavitëse që e fut shikuesin në një udhëtim në kufi midis fantazisë dhe realitetit, në zbulimi të një prej veçorive më origjinale të popullit sicilian. E shoqërojnë shikuesin në këtë udhëtim sicilianë me emër në botën e spektaklit si Pippo Baudo, Emma Dante, Lucia Sardo, Salvo La Rosa, Mimmo Cuticchios. Made in Sicily është edhe kolona zanore e cila përbëhet nga këngë të grupeve lokale: Agricantus, Tinturia, Ipercussonici.


Luca Vullo: Sicilian, jeton dhe punon midis Londrës dhe Italisë. Një artist shumëdimensional dhe i gjithanshëm, pasi ka rafinuar dhuntitë e tij kreative në DAMS Bologna  dhe gjatë shumtë laboratorëvekinematografikë, ka zhvilluar një përvojë të madhe duke drejtuar filma me metrazh të shkurtër, dokumentarë, dokumentarë drama, musical dhe reklama. Filozofia e tij është të kurojë të gjithë procesin e prodhimit, nga koncepti tek përfundimi i tij. Duke ditur rëndësinë që mbulojnë dokumentarët në formimin e sotëm, merr pjesë në Itali dhe jashtë vendit në turne didaktike për të takuar studentë universitetesh dhe shkollash të mesme. Përpara mbërritjes në Tiranë, ka prezantuar filmin e tij pranë shumë Institutesh Italiane të Kulturës të vende të ndryshme të Evropës: në Londër, Barcelonë, Kopenhagen.

Me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, regjizori do të ndjekë një tour në qytetet kryesore të vendit për të takuar studentë në vijim të projektimit të filmit të tij:
E hënë  28 tetor, ora 11.00          Salla Nënë  Tereza, IIK, Tiranë
E martë 29 tetor, ora 11.00          FLS, Universiteti i Tiranës
E mërkurë 30 teto, ora 11.00        Shkolla Themistokli Germenji, Korçë
E enjte 31 tetor, ora 11.00           Shkolla Koto Hoxhi dhe Urani Rumbo, Gjirokastër
E premte 1 nëntor, ora 11.00       Shkolla  “28 Nëntori, Shkodër

 

 

Festival Events

 

Festival Guests